Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

“SpaceX”, nis testimi pa astronaut nga Toka drejt Orbitës

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 11:10 | Teknologji

Kompania “SpaceX” ka lançuar një kapsulë nga Qendra Hapësinore “Kennedy” në Florida, dizenjuar enkas për të marrë me vete edhe njerëz.

Misioni ishte pa ekuipazh në këtë fluturim, por në qoftë se ajo shkon mirë, agjencia hapësinore amerikane do të aprovojë sistemin për fluturime të rregullta edhe me astronaut, më vonë gjatë vitit.

Raketa “SpaceX Falcon 9” u nis nga baza në Florida në orën 2.49 me orën lokale. Veshur me një kostum hapësinor dhe ulur pranë një dritareje, stimuluesi antropomorf është i pajisur me sensorë rreth kokës, qafës dhe shpinës.

Ai do të mbledhë të dhëna rreth llojit të forcës që humanët do të eksperimentojnë, kur të jenë pjesë e kapsulës në këtë rrugëtim drejt orbitës. Për kompaninë amerikane, ky udhëtim është momenti më historik në 17 vjet histori dhe u mundësua nga sipërmarrësi Elon Musk me qëllimin specifik për të udhëtuar nga Toka drejt Orbitës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani