Teuta shpërdoron mundësinë, vetëm Kukësi në ”luftë” me Partizanin

Gol dhe emocione në “Niko Dovana”, ku Teuta shpërdoroi mundësinë për të ndjekur Kukësin e vendit të dytë, duke barazuar 2-2 në minutën e fundit me Skënderbeun.

Durrsakët arritën të kalonin dy herë në avantazh, me një penallti të Kallakut në fundin e një pjese të parë të dominuar dhe me shumë raste përballë portierit Dajsinani.

Valdet Rama tregon talentin e tij

Teuta dyfishon në minutën e 62-të me mesfushorin Traore, por aty ku mendohej për një fitore të lehtë ndaj kampionëve korçarë dhe futja në krizë të thellë të këtyre të fundit, një gol i Gjergji Muzakës gjashtë minuta më vonë  i vuri presion durrsakëve të cilët kapitulluan në minutën e parë shtesë me një gol të Gripshit, pas një kundërsulmi që shkaktoi polemika sepse mesfushori Traore gjendej në tokë i dëmtuar.

Gripshi lehtëson gjendjen e Skënderbeut

Më herët, Kukësi e kishte të lehtë të mposhtë Luftëtarin me rezultatin e pastër 3-0. Goli i bukur i Limajt u pasua në fund të pjesës së parë nga gjeorgjiani Dzaria.

Në pjesën e dytë, kuksianët administrojnë dhe ndëshkojnë sërish gjirokastritët me një super gol të ish lojtarit të Kombëtares Valdet Rama në minutat shtesë.   

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN