Tmerri i 169 pasagjerëve, avioni dështon në ngritje në Londër

Një fluturim nga aeroporti i “Stansted” në Londër drejt Vjenës ka dështuar pas një problemi të shfaqur njërin nga motorët.

Gjithçka ka ndodhur vetëm pak sekonda para se avioni të ngrohej nga pista. Avioni kishte nisur të lëvizte në pistë dhe pak para ngritjes, ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Pilotët arritën të ndalojnë në kohë avionin dhe njoftuan menjëherë pasagjerët që të dilnin nga avioni përmes daljeve të emergjencës. Në bordin e avionit gjendeshin 169 pasagjerë, nga të cilët 6 morën lëndime të lehta.

Aeroporti qëndroi i mbyllur për rreth 3 orë, duke krijuar kaos edhe te pasagjerët që ishin në pritje për t’u nisur.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN