Arrestohen 6 policë të portit të Durrësit

6 policë që punonin në portin e Durrësit janë vënë në pranga me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas njoftimit të policisë, ndalimi i tyre është kryer nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pas një hetimi disamujor.

Të arrestuarit janë:
A. Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës
G. B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës
G. Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës
D. D., 53 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës
D. Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës
J. K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës

Procedimi penal ndaj tyre kishte nisur që në vitin 2018, ku SHÇBA ka mundur të provojë përmes hetimit që këta persona, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lekë dhe euro, në vlerën 2 175 euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN