Beniaminët e Sarrit nderojnë Chelsea-n

Pas fitores në derbin e Londrës ndaj Tottenham, Chelsea i Sarrit ka marrë një tjetër rezultat pozitiv në Premier League, duke fituar 1-2 në transfertën e Fulham.

Në këtë ndeshje, trajneri italian është nderuar nga dy beniaminët e tij, dy ish-lojtarët e Napolit, Higuain dhe Jorginhos.

Argjentinasi ishte autori i golit të parë në këtë ndeshje duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 20 pas një asisti nga spanjolli Azpilicueta. Vendasit reaguan duke barazuar rezultatin pas 7 minutash, por vetëm 4 minuta më pas Jorginhos shënoi edhe golin e dytë për “Blutë e Londrës”, duke e vulosur rezultatin e ndeshjes në 1-2.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 56 pikëve, në vendin e 6 në renditje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN