Britania akuzon Facebook: Presion politikanëve

Facebook ka tentuar të ushtrojë presion ndaj politikanëve të ndryshëm në disa pjesë të botës në mënyrë që këta të fundit të lobonin në favor të kompanisë dhe kundër ligjeve për mbrojtjen e të dhënave.

Kështu raportojnë mediat britanike që citojnë disa dokumente të publikuara së fundi. Mes politikanëve që kanë hasur ne këtë presion është ish kancelari britanik I thesarit, George Ousborne dhe ish kryeministrja irlandeze, Enda Keni.

Ndaj këtyre akuzave reaguan drejtuesit e rrjetit social më të përdorur në botë. Një zëdhënës I Facebook shprehet se publikimi I dokumenteve është bërë në mënyrë selektive dhe se është shkelur një urdhër gjykate.