Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dialogu me Korenë e Veriut, Uashingtoni dhe Seuli braktisin stërvitjet ushtarake

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 21:56 | Bota
Dialogu me Korenë e Veriut, Uashingtoni dhe Seuli braktisin stërvitjet

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë konfirmuar se nuk do të zhvillojnë stërvitje ushtarake të përbashkëta në shkallë të gjerë, të cilat gjithmonë kanë nervozuar Korenë e Veriut.

Shefat e mbrojtjes të aleancës thonë se vendimi mbështet përpjekjet diplomatike për të arritur çarmatosjen e plotë bërthamore të Gadishullit Korean. Manovra të shumta ushtarake janë pezulluar që prej vitit të kaluar, pasi presidenti amerikan Donald Trump u takua me udhëheqësin e Koresë komuniste, Kim Jong-un. Ky i fundit i konsideron stërvitjet ushtarake si parapërgatitje për pushtim. Ndërsa Trump vijon të jetë optimist edhe pas dështimit të samitit të dytë mes dy vendeve që u zhvillua në Taivan.

“Koreja e Veriut ka një të ardhme shumë të mirë nëse pranon një marrëveshje, por me armë bërthamore nuk do ta ketë atë. Është një gjë shumë e keqe për ta. Ne do të shohim si do të shkojnë gjërat, por mendoj se po shkojnë mirë. Kemi mësuar shumë gjatë ditëve të kaluara. Marrëdhënia duket shumë e fortë dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi po përballemi me një situatë të tillë”, tha Trump.

Ndërkohë, kritikët shprehen se anulimi i manovrave ushtarake mund të dëmtojë mbrojtjen e përbashkët SHBA-Kore e jugut ndaj ndonjë kërcënimit të mundshëm të Veriut. Presidenti Trump është ankuar shpeshherë lidhur me koston e lartë të stërvitjes, megjithatë ka përjashtuar mundësinë e largimit të trupave nga gadishulli Korean.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani