Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Erdha nga Amerika për të votuar”, Tuzi bashkon Diasporën

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 20:10 | Ballkani
“Erdha nga Amerika për të votuar”, Tuzi bashkon

Janë mbajtur ditën e sotme votimet në Tuz, ku banorët e komunës me shumicë të popullsisë shqiptare do të zgjedhin kryetarin e ri.

Në këto zgjedhje, Partitë shqiptare marrin pjesë të bashkuara në zgjedhje në siglën “Forumi shqiptar” dhe me sloganin “Malësia na bashkon”. Në të marrin pjesë Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garon më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.

E duket se Tuzi këtë herë ka bashkuar të gjithë shqiptarët, madje edhe diaspora është angazhuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Rrok Lulgjuraj, emigrant në SHBA, është shprehur për A2CNN se ka ardhur nga SHBA për të votuar. Ai thotë se sot në Malësi është festë.

https://youtu.be/6GJkpR8vUz4

“Erdha enkas nga Amerika për të votuar, për arsye se Malësia na bashkoi, Malësia në thirri dhe sonte do të fitojmë. Veç gëzim ka pasur sot në popullin e Malësisë. Ka qenë një votim pa përçarje ndaj njëri tjetrit. Festa ka nisur prej ditësh. Nga SHBA dhe jashtë kufijve të këtij vendi kanë ardhur afro 1 mijë shqiptarë për të ndihmuar Malësinë. Do të dëshiroja që sonte në Tuz të kisha të gjithë Malësorët për të festuar, ashtu siç i ka hije shqiptarëve, të jenë zot shtëpie në shtëpinë e tyre!”, u shpreh Rrok Lulgjuraj, emigrant në SHBA.

A2 CNN Livestream

Dita jonë