Gashi i padëshiruar te Colorado, por do të paguhet 1,7 milionë dollarë

Shkëlzen Gashi nuk është më pjesë e Colorado Rapids në Major League Soccer amerikane. Klubi nga Denveri vendosi ta largojë nga skuadra sulmuesin shqiptar, duke mos e përfshirë në kontingjentin e futbollistëve që do të jenë në dispozicion për sezonin e ri.

Lëvizja e befasishme, vetëm pak orë përpara startit të kampionatit, erdhi për shkak të formës së dobët të lojtarit në dy vitet e fundit. Shkëlzen Gashi ka kontratë me Coloradon edhe për vitin 2019 dhe klubi do të detyrohet t’i paguajë rrogën afro 1,7 milionë dollarë, nëse ndonjë ekip tjetër nuk shfaq interes ta afrojë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN