Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Juventusi, fitore dramatike ndaj Napolit, kartonë të kuq e penallti e humbur

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 22:36 | Futboll
Juventusi, fitore dramatike ndaj Napolit, kartonë të kuq e penallti e

Çështja e titullit në Seria A për këtë sezon tashmë duket e mbyllur përfundimisht edhe pse janë për t’u luajtur edhe 12 ndeshje.

Bardhezinjtë morën një fitore dramatike 1-2 në ndeshjen direkte ndaj Napolit të vendit të dytë. Dy kartonë të kuq dhe një penallti e humbur ishin pjesë e kësaj ndeshje në “San Paolo”.

Napoli mbeti me një lojtar më pak që pas 25 minutash loje kur portieri Meret realizoi një ndërhyrje të gabuar ndaj Ronaldos. Goli i parë erdhi me penallti, të cilën e ktheu në gol boshnjaku Pjanic. Në minutën e 39, Emre Can shënoi edhe golin e dytë për Juventusin.

Me nisjen e pjesës së dytë, ndeshja ndryshoi tërësisht. Pjanic mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë fushën e lojës dhe që prej atij momenti ndeshja u luajt në portën e Juventusit. Në minutën e 61, përpjekjet e Napolit u finalizuan me një gol të shënuar nga spanjolli Callejon.

Ndërkohë, në minutën e 84-rt, Insigne kishte mundësinë e artë të barazonte rezultatin, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Minutat e mbetur, Napoli ishte i hedhur i gjithë në sulm, por nuk mundi të gjente golin e barazimit.

Tashmë, Juventusi ka vendosur një diferencë rekord prej 16 pikësh nga Napoli i vendit të dytë.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë