Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Marinsi amerikan i cili u bë kreu i Kartelit Los Zetas

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 11:42 | Bota

Një veteran i Marinës Amerikane mendohet të jetë kreu i një organizate kriminale që ka futur në Shtetet e Bashkuara sasi tepër të mëdha kokaine nga kufiri me Meksikën.

Angel Dominguez Ramires Jr., me nënshtetësi amerikane dhe meksikane, mendohet të ketë shfrytëzuar aftësitë e tij ushtarake për të ndihmuar kartelet e drogës që të fusnin në SHBA, nga Kalifornia dhe Teksasi tonelata me lëndë narkotike.

Emri i tij doli nga një operacion i DEA-s gjatë të cilit u arrestuan 41 vetë dhe u sekuestruan 5000 kilogramë kokainë dhe më shumë se 9 milionë dollarë. “Hetimi zbuloi më pas një nivel të paprecedent të korrupsionit mes pjesëtarëve të qeverisë meksikane, policive lokale dhe federale, por edhe asaj federale”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Prokuroria e Shteteve të Bashkuara, që është dorëzuar në Gjykatë.

Dominguez është arrestuar në Meksikë në vitin 2016 dhe qëndron atje në pritje të ekstradimit për në SHBA. Prokurorët thonë se me aftësitë e fituara nga koha e kaluar në me trupat e Marinës, një ndër më të stërviturat në botë, ai arriti të bëhej fillimisht kreu i operacioneve për kartelin paraushtarak Los Zetas, ndërsa krijoi aleanca edhe me kartelet e tjerë të famëkeq të Meksikës, si organizata Beltran Leyva Organization, Jalisco Nueva Generacion, Sinaloa.

https://a2news.com/2019/02/24/nje-shetitje-ne-sinaloa-vendlindjen-e-el-chapos/

Dominguez akuzohet edhe për bashkëpunim me zyrtarë të korruptuar meksikanë, si Ivan Reyes Arzate, një prej komandantëve të Njësisë së Hetimeve Sensitive. Vetë Reyes është arrestuar në vitin 2017 pasi u jepte informacion karteleve mbi operacionet e policisë.

Përveç emrit të ish-marinsit, emrat e 25 personave të tjerë që do të dalin para gjykatës mbeten ende të pazbuluar.

https://a2news.com/2019/02/22/el-chapo-pas-hekurave-perjete-nis-gjuetia-per-djemte-e-tij/
https://a2news.com/2019/02/03/deshmia-tronditese-el-chapo-drogonte-dhe-kryente-marredhenie-me-vajza-13-vjecare/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani