Milano, 200 000 vetë në shesh kundër racizmit | FOTO

Rreth 200 000 vetë marshuan në Milano për të protestuar kundër racizmit të shtunën pasdite. Sipas organizatorëve protesta u realizua me qëllim në qendrën e Lombardisë, aty ku Partia e ministrit të Brendshëm Salvini, Lega, ka edhe mbështetësit më të mëdhenj.

Sipas tyre, qeveria po promovon frikën dhe urrejtjen ndërkohë që përhap ndarjen. Nga ana tjetër, Salvini thotë që ligjet e reja për emigracionin që qeveria ka miratuar do ta bëjnë më të sigurt Italinë. Në një dekret të votuar shtatorin e kaluar, autoritetet italiane e kanë më të lehtë të deportojnë emigrantët dhe t’u heqin nënshtetësinë nëse kryejnë vepra të rënda penale.

Në drejtimin e qeverisë së re që formohet nga një koalicion ky kryeson Lega dhe Lëvizja 5 Yjet, Italia është përpjekur që të mbyllë kufirin jugor dhe nuk ka lejuar anijet e shpëtimit në Mesdhe që të dërgojnë refugjatë në portet e saj.

Demonstruesit marshuan nën sloganin “Njerëzit të parët”, duke këmbëngulur se diversiteti është një thesar kulturor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN