Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Penallti në minutën e 6 shtesë, goditet arbitri në Kamzë | FOTO / VIDEO

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 16:34 | Futboll

Janë rikthyer aktet e dhunës në Kategorinë Superiore dhe konkretisht në ndeshjen e kësaj të diel në Kamzë, ku skuadra vendase u ndal në një barazim 1-1 me Laçin.

Sebino Plaku kaloi vendasit në avantazh në minutën e 56-të, ndërsa Laçi barazoi me një penallti të kthyer në gol në minutën e 6 të shtesës.

Penalltia është kontestuar nga vendasit e pas përfundimit të ndeshjes, tifozët u futën në fushën e lojës dhe goditën arbitrin Eldorian Hamiti.

Rojet e sigurisë dhe më pas policia bën të mundur shmangien e agravimit të mëtejshëm të situatës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë