Polici, spraj piperi protestuesit në karrige me rrota

Pamje shokuese janë shpërndarë nga protesta e ditës së shtunë në Toulouse të Francës, ku u mbajtën protesta për të 16-ën fundjavë radhazi.

Një video është bërë virale në internet, ku një protestues në karrige me rrota është qëlluar me spraj me piper nga një prej policëve.

Dëshmitarët kanë thënë se policët i kishin marrë syzet personit me aftësi të kufizuara dhe ai po i lutej policit t’ia kthente, por mori reagimin e papritur.

Ai i afrohet policit, i cili reagon duke i lëshuar spaj në fytyrë. Një foto është shpërndarë më vonë, ku protestuesi me aftësi të kufizuara shihet me sytë e kuq pas sulmit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN