Policia ndalon protestën e 5 marsit, opozita nuk zmbrapset

Kërkesës për proteste nga opozita e bashkuar Policia e Tiranës i është përgjigjur negativisht, pasi sipas saj, tubimi është i paligjshëm.

Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, gjate protestave të fundit ka pasur disa shkelje ndaj dhe nuk lejohet tubimi i datës 5 mars sepse cenon institucionin e sigurisë së veçantë, madje rrezikon edhe jetën e deputetëve të parlamentit.

Për këtë policia i kërkon opozitës të caktojë një vend tjetër për protestën e saj jo në afërsi të Parlamentit. Por, pavarësisht refuzimit për tubim të paligjshëm, burimet pranë policisë thanë se do të merren masat e nevojshme të sigurisë.

Por në përgjigje ndaj arsyetimit të Policisë, Partia Demokratike i ka dërguar një letër Ministrit Sandër Lleshaj, ku thotë se nuk ka pasur dhunë në protestën e opozitës dhe se deputetet dhe ministrat kanë hyrë mes turmës me arrogance, duke provokuar protestuesit. Sipas opozitës mohimi i lejes nga Policia është i paligjshëm, pasi policia nuk mund të ndalojë një të drejtë kushtetuese, si ajo e tubimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN