Shqiptarët e bashkuar nisin festën në Tuz

U mbajtën këtë të diel në Tuz votimet, ku banorët e komunës me shumicë të popullsisë shqiptare votuan për kryetarin e ri.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes u mbyllën qendrat e votimit, ndërsa tashmë shqiptarët e bashkuar kanë nisur festën. Ata kanë dalë në rrugë me flamuj kuqezi në duar e me thirrjet “Shqipëri etnike”.

Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Partitë shqiptare morën pjesë të bashkuara në zgjedhje në siglën “Forumi shqiptar” dhe me sloganin “Malësia na bashkon”. Në të marrin pjesë Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garon më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.

Shkarkoni aplikacionin e A2