Sukaj, gol me vlerën e një pike, Kastrioti ndal Flamurtarin

Flamurtari nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e kësaj jave të Kategorisë superiore ndaj Kastriotit të vendit të parafundit në renditje.

Xhevahir Sukaj shënoi golin e parë me skuadrën e tij të re, Flamurtarin, por nuk mundi t’i dhurojë fitoren bregdetarëve.

Shkodrani realizoi në minutën e 33-të të ndeshjes, por goli i tij u barazua nga Marku me nisjen e pjesës së dytë.

Me këtë barazim, Flamurtari shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e parafundit, në kuotën e 21 pikëve, 4 më pak se Luftëtari.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN