Vulin kërcënon Kosovën: Përpjekja për të hyrë në veri përfundon me shpërbërje

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin thotë se përpjekjet e kryeministrit Ramush Haradinaj për të hyrë me ushtri në Veri të Kosovës do të dështojnë. “Haradinaj dëshiron të përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. Ai e di se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka frikë prej tij, pasi e di se përpjekja për të hyrë me ushtri në veri të Kosovës do të përfundonte me tërheqje dhe shpërbërje”, tha Vulin për mediat serbe. Reagimi i tij, vjen pas deklaratës së Haradinaj, i cili tha se shqiptarët nuk e ngacmojnë Veriun, por janë të gatshëm ta mbrojnë atë.