Zgjedhjet në Tuz, komuniteti shqiptar publikon pamjet e blerjes së votave

Një incident i rëndë është regjistruar në zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi.

Partia Demokrate e socialistëve, e cila drejtohet nga presidenti i vendit Milo Gjukanoviç, po tenton të blejë vota.

Akuza vjen nga shqiptari Liridon Vulaj që ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook”, me të cilën dëshmon blerjen e votave nga anëtarë të partisë në pushtet.

“Partia Demokrate e Socialistëve ofron 50 euro në këmbim të votës”, shkruan Vulaj. Ky denoncim është raportuar edhe nga mediat vendase.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN