Basha: Tjetër dosje për vjedhjen e votave, opozitë fasadë nuk do të ketë

Pas takimit me aleatët, kreu i opozitës, Lulzim Basha foli për gazetarët, duke thënë se opozita nuk do të tërhiqet në rrugën e saj, ndërsa shtoi se përveç dosjes 339 ekziston edhe dosja 184 e Dibrës, që implikon zyrtarë të tjerë në blerjen e votave.

“Uroj ta dini se çfarë mban edhe dosja 184, dosja e Dibrës. Politikanët e korruptuar do të shkojnë para drejtësisë. Kjo është pengesa për varfërinë që ka pllakosur. Ne jemi të vendosur për të hequr këtë pengesë dhe për këtë na duhet një qeveri që jep llogari vetëm para qytetarëve. Ne jemi të vendosur në këtë rrugë. Kështu nuk do të vazhdohet më. Ne si opozitë do të jemi krah për krah me qytetarët. Nesër në orën 10:00 ftoj qytetarët të marrin pjesë në protestë. Fasadë opozitë nuk ka për të pasur. Orët e këtij sistemi kanë filluar të numërohen mbrapsht më 16 shkurt.

Asnjë ligj, asnjë vendim i një kuvendi ilegjitim nuk njihet nga opozita. Këto janë vendime që nuk kanë asnjë efekt në rrugën që ne kemi nisur”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2