Besnik Baraj: Tre faktorët që çuan PD në këtë pikë…

Deputeti i PS, Besnik Baraj ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2CNN, nga ku foli për situatën politike në vend. Baraj renditi 3 faktorë që, sipas tij, e kanë çuar Partinë Demokratike në këtë pikë.

“Tashmë ka një arbitër. Ne e kemi pranuar arbitrin ndërkombëtar. PS ka afruar gjithçka për dialog. Mjafton që pretendimet e PD të konfirmohen nga ndërkombëtarët. Por PD ka dalë jashtë skemës, jashtë institucioneve dhe kjo lidhet me shumë faktorë. Unë do të rendisje 3 faktorë që e kanë sjellë PD në këtë pikë.

Së pari, ka një faktor ndërkombëtar, i cili është i interesuar që ku janë ngulimet shqiptare të mos ketë qetësi. Kjo ndodh në Mal të Zi. Është provokuar në Maqedoni dhe tashmë po provohet edhe në Shqipëri. Faktori i dytë lidhet me sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ne po vëmë re se qoftë politikanët e majtë apo të djathtë, me ngritjen e këtyre institucioneve, vihet re një mënyrë sjellja e jashtëzakonshme nga PD. Ata mendojnë se duket dalë nga parlamenti. Kjo lidhet me kohën e realizimit të saj. Të mos ndodhë sot, nesër kushedi se çdo të ndodhë. Arsyeja e tretë lidhet me lëkurën politike të Lulzim Bashës. Basha, me dështimin në zgjedhjet e ardhshme, dhe ai e ka të qartë që do të dështojë sepse dhe kjo mbështetja që ka ai është minimale me atë që duhet për të fituar pushtetin. Këtë presion Basha e ndjen brenda PD-së”, tha Baraj, deputet i PS.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN