Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

FSHF i shpall “luftë” Policisë

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 21:38 | Futboll
FSHF i shpall “luftë” Policisë

Nuk mungoi reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për deklaratën e Policisë së Shtetit.

FSHF vendosi të përdorë doza të forta ironie duke thëne se “Policia e Shtetit më në fund gjeti kohën për të shkruar disa faqe deklaratë, në të cilën nuk gjetëm një frazë në të cilën ndjehej keqardhje për çfarë ka ndodhur” .

https://a2news.com/2019/03/04/policia-i-pergjigjet-fshf-se-keqardhje-per-akuzat-vetem-2-impiante-ne-61-permbushin-kriteret/

Sipas deklaratës, “Policia e Shtetit në asnjë rresht të deklaratës nuk jep një përgjigje për shqetësimet e ngritura nga Federata Shqiptare e Futbollit”. Pretendimet e policisë për infrastrukturë të mangët sipas organit të futbollit nuk ka vlerë, “sikur të mos mjaftonin pamjet ku agresorët janë filmuar në çdo ndeshje nga kamerat e transmetuesve zyrtar të ndeshjeve dhe reagimi ka qenë zero”.

FSHF paralajmëron se “nëse kjo është një betejë juridike jemi gati ta sfidojmë, nëse është një betejë burokratike jemi gati ta injorojmë. Nëse është një betejë për të ndihmuar futbollin jemi gati të bashkëpunojmë”.

Në fund tonet nuk zbuten, kërcënimet e Policisë cilësohen si “qesharake” dhe më pas tonet kalojnë në një nivel tjetër kur përmendet situata politike në vend,  ku theksohet se forcat e rendit duhen mirëkuptuar se  “duhet të ruajnë godinën e Parlamentit dhe ligjvënësit, që nuk mund të komunikojnë me popullin pa pjesëmarrjen e policisë në Parlament”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani