Karnavalet e Brazilit, gjithmonë spektakël

Kostume shumë ngjyrëshe, kërcime dhe muzikë elektrizuese. Janë ditët kur Brazili është me i gjallë së kurrë. Është koha e karnavaleve. Me veshje rrëzëlluese, pupla e temina, mbretëreshat e karnavaleve po parakalojnë në rrugët e Rios që prej 1 marsit.

Pjesëtarë shkollave të ndryshme të Sambës joshin spektatoret me paradat madhështore në të ashtuquajturin Sambadrom. Sambadromi është ambienti ku zhvillohet gara mes shkollave të shumta të kërcimit, të cilat gjykohen për koreografinë, atmosferën, organizimin dhe këngën.

Këto janë karnavalet e para që kur Jair Bolsonaro mori detyrën. Presidenti i të djathtës ekstreme i cili njihet për qëndrimet kundër komunitetit LGBT, pritet të bëhet shënjestër e aktivitetit.

Karnavalet do të zgjasin deri në 6 mars. Qindra mijëra turistë pritet të ndjekin paradat ekstravagante.