Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kritikat e Uashingtonit, Veseli: Qeveria mund të largohet, por jo baza e SHBA

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 16:20 | Kosova
Kritikat e Uashingtonit, Veseli: Qeveria mund të largohet, por jo baza e

Problemet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara për taksën mund të kenë lindur për shkak të transmetimit jo të mirë të mesazheve të Prishtinës zyrtare nga ambasadorja Vlora Çitaku.

Kështu u shpreh kryeministri Ramush Haradinaj, i cili shton se kjo situatë me Uashingtonin tejkalohet vetëm me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. “Nëse ka përkeqësim të marrëdhënieve , jemi të gjithë përgjegjës”, vijoi kryeministri.  

Gjatë një vizite në Gjilan, shefi i qeverisë ripërsëriti se taksa nuk do të hiqet deri në njohje, pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar.

https://a2news.com/2019/03/04/reeker-taksa-rrezikon-marredheniet-shba-kosove/

“Jam i bindur se do të gjendet një mënyrë që të rikthehet dialogu sepse si ne dhe Serbia aspirojnë anëtarësimin në BE dhe nuk mund të kushtëzohet nga taksa”, deklaroi Haradinaj.

Ndërkohë, një paralajmërim serioz i erdhi Haradinajt nga partneri i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli. Kreu I PDK-së nga Mitrovica paralajmëroi masa ekstreme vetëm që të ruhen raportet e mira me Shtetet e Bashkuara.

 “Të gjitha Qeveritë mund të largohen por jo baza amerikane Bondsteel. Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA. Ju e keni parë që unë jam tërhequr nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarinë tonë”, tha Veseli.

Ndër të tjera, Veseli tha se Kosova do t’i përgjigjet Serbisë ashtu siç e meriton me reciprocitet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë