Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 20 mijë familje largohen nga ndihma ekonomike

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 13:13 | Ekonomi
Mbi 20 mijë familje largohen nga ndihma ekonomike

Mbi 20 mijë familje kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike gjatë vitit 2018. Kjo është shifra që bëhet publike në raportin e Shërbimit Social Shtetëror për vitin 2018.

Sipas të dhënave, përfitues të ndihmës në total janë 51 834 familje dhe individë në nevojë. Ndërkohë që 20 202 familje të tjera janë refuzuar nga sistemi për mospërputhje gjatë verifikimit të të dhënave.

Shërbimi Social Shtetëror bën të ditur se numri i lartë rezultuar me mospërputhje ka qenë për shkak: të mosdeklarimit të automjetit, marrëdhëniet me punësimin, mosdeklarim pagash të sakta, mospërputhje te deklarimi i pensionit duke mosdeklaruar pensionin e invaliditetit në masa të sakta, por më së shumti ka pasur mospërputhje për shkak të mosdeklarimit të pensionit familjar.

Qarku me numrin më të lartë të mospërputhjeve është Vlora, pasuar nga Kukësi, Shkodra dhe Dibra.

Çfarë mendojnë qytetarët për ndihmën ekonomike?

https://youtu.be/TRizh6gbFzU

Qeveria, më pak para për të varfrit

Buxheti i shtetit ka dhënë më pak para për skemën e ndihmës ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror gjatë vitit 2018, fondi total për skemën e të varfërve ishte rreth 3.1 miliardë lekë. Kundrejt vitit 2017, fondi është tkurrur me 1,4 miliardë lekë.

Trendi në rënie i fondeve për të varfrit shkon në paralel me nxjerrjen nga skema të mbi 20 mijë familjeve gjatë vitit 2018.Sipas ligjit, të varfrit në çdo qark evidentohet nga pushteti vendor, që harton edhe listat përkatëse. Fondet jepen nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë kryejnë rolin e shpërndarësit të fondeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë