Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Meta: Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 17:59 | Politikë
Meta: Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë

“Kur ka vullnet dhe kur interesi kombëtar vjen para të gjithave, duhet të na shtyj drejt zgjidhjeve të mençura, dhe zgjidhjeve politike të kësaj situate”. Ky është apeli i presidentit të vendit Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp me rastin e vizitës të presidentit Slloven Borut Pahor në Tiranë.

Presidenti Meta vijoi duke pohuar se politika shqiptare ndodhet në “kushtet e një krizë institucionale që duhet të ishte shmangur”.

Presidenti kujtoi se ka “apeluar dialog midis palëve,  për t’i paraprirë mundësinë e çeljes se negociatave në BE në qershor”, dhe këshillon që palët të bëjnë hapa pas, dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri  për të rivendosur normalitetin politik, kushtetues dhe institucional në vend”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani