Milva Ekonomi: Opozita njeh vetëm kaos, Kristo: Përgjegjshmëri nga të dyja palët, nuk vlen një opozitë fiktive

Në studion e A2 për të diskutuar për skenarët e protestës së nesërme por edhe përgjegjësitë sociale të dy palëve që po bllokojnë jetën politike në vend, ishin deputetja e PS-së Milva Ekonomi  dhe gazetari dhe aktivisti  Erion Kristo.

Për deputeten e PS-së dhe ish ministren e Ekonomisë, është e qartë që tashmë përballen dy palë politike, ku ajo që përfaqëson mazhorancën ka përgjegjësi dhe mban në krye të fjalorit të saj konceptin e integrimit evropian, dhe një opozitë ku sipas saj kohët e fundi mbizotërojnë fjalët “kaos” dhe “paligjshmëri”.

Vendimi i djegies së mandateve nga opozita është  padëgjuar, dhe  Ekonomi radhit një statistikë të veçantë ku sipas saj në 100 bojkotet e fundit në botë, vetëm një ka patur sukses, në Peru. E gjitha kjo shkon ndesh çdo rrugëtimi të shëndoshë në negociatat për anëtarësim ne BE.

Por Erion Kristo nuk është tërësisht dakord. Sipas tij, “nuk na len goma e djegur jashtë Evropës”, madje pak më vonë shton se “pak dhunë i bën mirë demokracisë, por pa ekzagjerimet e jelek verdhëve në Francë”.

Sipas tij, problemi më i madh janë dy standardet, ku për një shkelje të lehtë forcat e rendit të gjobisin menjëherë, kurse për akte korruptive milionere, asgjë nuk duket se lëviz. Sipas Kristos, të gjithë indikatorët janë përkeqësuar kohët e fundit, dhe nuk gjendet një sektor i vetëm ku “ gjerat lulëzojnë”.

Pra, sipas tij, përgjegjshmëria duhet të vij nga të dyja palët, sepse ai sheh një paqartësi edhe në ekzekutivin e drejtuar nga Edi Rama. Pikë së pari, krijimi i një opozite fiktive, që në fakt është “ opozita e opozitës”, vetëm mund të shtoj tensionin. Sipas Priftit, kryeministri duhet të japë një sinjal opozitës për mundësinë e një zgjidhje politike.

Për Ekonomin disa gjera janë të panegociueshme, dhe gjen dakord Kriston që verdikti i zgjedhjeve dhe mandatet që ia jep populli përfaqësuesve të tyre, dhe jo partia. Raporti për zgjedhjet e fundit nuk u ankimua nga opozita, dhe nuk ka si ai verdikt të cenohet më.

Për Kriston, mungesa e ankimimit ka ardhur si rezultat i kompromisit politik, por votat janë vjedhur, ndoshta jo në favor të PS-së, por duke siguruar një mungesë votimi për PD-në.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN