Pagat e prapambetura, minatorët e Fushë-Arrëzit ngrihen në protestë

53161738 310227203022172 940928004844945408 n 600x338

Minatorët e Fabrikës së Pasurimit të Bakrit në Fush-Arrëz, kanë zhvilluar një protestë mëngjesin e së hënës.

Qëllimi i protestës ishin pagat e prapambetura të minatorëve të kësaj fabrike, ndonëse kompania private kishte nënshkruar një marrëveshje për likudimin total të pagesave.

Pjesëmarrës në protestë

Protesta u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ndërsa presidenti i saj, Gëzim Kalaja, theksoi se kjo protestë do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të minatorëve.