Parlamenti mblidhet nesër në orën 10:00

Do të zhvillohet nesër në orën 10:00 seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë. Orari është vendosur vetëm sot, ndërsa mësohet se gjatë saj do të bëjnë betimin edhe katër deputetët e rinj të cilët pritet të marrin sot mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kuvendi i ka kërkuar ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të deputetëve, pasi siç edhe është paralajmëruar, opozita do të organizojë protesta para godinës sa herë që ka seanca.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN