Rama: Pagat e policëve do të rriten edhe në vijim

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale Tiranë, nga ku u shpreh se “në të gjitha aspektet policia e shtetit ka bërë progres shumë domethënës. Vetëm në janarin që lamë pas janë sekuestruar 5 milionë euro asete kriminale”, tha Rama.

Më tej, Rama foli për studentët që do t’i bashkohen Policisë Kriminale. Ai tha vlerësoi atë një proces delikat dhe të vështirë. Rama tha se paga e policëve nuk janë aq të kënaqshme sa do të rrinë këtu, do të rriten edhe në vijim.

“Këta 52 studentë dhe studente do t’i bashkohen një procesi delikat, të vështirë, por edhe të rëndësishëm, të ripërtëritjes së policisë kriminale. Një pjesë e policisë së Shtetit, ku nevoja për dije, për rritje të kapaciteteve, është në rendin e ditës. Për herë të parë Policia e Shtetit bën një thirrje të studentëve të ekselencës, që u mundëson studentëve akses për punësim në administratë. Në fund të një shkollimi 6 mujor, këta studentë do të jenë oficerë policie me gradën e nënkomisarit. U zgjodhën mes më të mirëve nga mbi 500 studentë. Mbi të gjitha u rikonfirmua vullneti ynë për të garantuar meritën, pa parë mbiemrin, paranë apo partinë. Do të ketë një fazë të dytë rekrutimi për të vijuar me rifreskimin e trupës policore. Me këtë proces është vendosur edhe një standard i ri. Ai i njohurive mbi gjuhën angleze. Nuk mund të ketë një Polici Kriminale bashkëkohore nëse nuk ekzistojnë edhe instrumentet për të jetuar mbi informacionin e standardeve më të mira.

Për ne është e qartë se ripërtëritja e policisë së shtetit është e domosdoshme në kushtet kur kjo akademi u braktis, faktikisht u mbyll për vite të tëra dhe tani ka filluar të japë produketet e para pas rivënies së saj në punë.

Vini në policinë e shtetit në një fazë të rëndësishme dhe të ndërmjetshme. Një policie e cila ishte tradhtuar, më e keq paguar, më e moshuar dhe policia më e pashkolluar. Sot, ne e kemi përmbushur objektivin. Paga nuk janë aq të kënaqshme sa do të rrinë këtu, do të rriten edhe në vijim. Sa i përket moshës, me një reformë që ministri i Brendshëm po udhëheq dhe me krijimin e një strukture të re që do të jetë një strukturë shërbimi e Policisë Shtetit, do të krijohet mundësia për një tranzicion të butë për oficerët e moshuar, duke u krijuar më të moshuarve të vazhdojnë të kenë një pagë. Duke dhënë kontribut në pastrimin e një xhungle të policisë private. Shpesh janë thithëse të mëdha të fondeve publike, për arsye të nevojave të shumë institucione që kanë nevojë për mbrojtje. Ata që shkojnë në një moshë të caktuar të vazhdojnë të shërbejnë”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN