Reeker: Taksa rrezikon marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Taksa ndaj Serbisë rrezikon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Paralajmërimi vjen nga Ndihmës sekretari ardhshëm i Shtetit për Evropë dhe Azi, Philip Reeker.

Duke folur nga Shkupi, ai kërkoi që Prishtina të pezullojë taksën 100% në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Reeker thotë se Kosova nuk humb asgjë nëse negocion, por mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e negociatave.

Ndër të tjera, zyrtari amerikan kritikon dhe Beogradin për qasjen agresive ndaj Prishtinës në negociata.

Shkarkoni aplikacionin e A2