Situata është aq e keqe? “Ka një sektor që po lulëzon? Reforma bëhen, por nuk është krijuar qetësi tek njerëzit”

I ftuar në A2 për të folur për ngërçin politik që po paralizon vendin, pyetjes “Jemi aq keq sa thotë opozita?”, Erion Kristo i përgjigjet me një pyetje tjetër. “ Ka një sektor të vetëm që po lulëzon?  Nuk kemi ende ujë. Njerëzit ikin dhe nuk duan të kthehen më”.  

Arsyeja?  “ Nuk është krijuar një qetësi tek njerëzit, njeriu këtu nuk mund të rri i qetë”.

Sipas Kristos, të gjithë indikatorët janë përkeqësuar kohët e fundit, nga gjyqësori tek arsimi, nga shëndetësia tek indikatorët që përcaktojnë lumturinë e qytetarëve, dhe është koha që mos të jemi të mirë “ vetëm me letra”.

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile saktëson se “ nuk jam nga ata tipat që nxinë gjithçka”, reforma janë bërë, por asnjëra nuk ka prodhuar një “lulëzim”, një ndryshim rrënjësor, edhe pse pranon që gjera të mira janë bërë në aspektin e pamjes së qyteteve, që opozita cilëson thjesht  si fasadë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN