Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Tuzi na dha mësim. Të bashkuar u shërbejmë shqiptarëve”

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 11:09 | Aktualitet
“Tuzi na dha mësim. Të bashkuar u shërbejmë

Tuzi shpërtheu në festë mbrëmjen e së dielës, pasi zgjedhjet vendore rezultuan me fitoren e koalicionit shqiptar, ‘Malësia na Bashkon’.

Tashmë Tuzi do të drejtohet nga Nikë Gjeloshaj, i cili ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar.

Për këtë fitore të madhe dhe historike në Tuz të shqiptarëve të bashkuar ka reaguar edhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili me anë të postimi në Twitter shkruan se Tuzi na dha një mësim të vlefshëm përtej logove dhe bindjeve politike.

https://twitter.com/CakajGent/status/1102466879434772481

“Vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik”, shkruan Cakaj në Twitter.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani