Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tuzi në festë, fiton koalicioni shqiptar në zgjedhjet historike

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 09:09 | Ballkani
Tuzi në festë, fiton koalicioni shqiptar në zgjedhjet historike

Tuzi shpërtheu në festë mbrëmjen e së dielës, pasi zgjedhjet vendore rezultuan me fitoren e koalicionit shqiptar, ‘Malësia na Bashkon’.

Koalicioni i tri partive politike shqiptare, fitoi 16 vende në Kuvendin lokal të Tuzit, i cili numëron 32 vende, i ndjekur nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç me 10 vende, Partia Boshnjake me 4 vende dhe nga Partia social Demokrate me 1 vend.

Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Sipas rezultateve paraprake, Nikë Gjeloshaj ka siguruar 3682 vota, ose rreth 50% te tyre.

Vëzhguesit i vlerësuan zgjedhjet e së dielës në Tuz të Malësisë si të qeta, pa incidente dhe demokratike. Votimi u cilësua si historik për faktin se për herë të parë që prej 1957-s, u rivotua për Komunë të pavarur të Malësisë. Krijimi i kësaj komune vjeshtën e kaluar kurorëzoi një përpjekjeje të gjatë, veçanërisht të banorëve shqiptarë të saj, politikes dhe diasporës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë