Vendimi i katër ministrive, “Skënderbeu çliron Krujën nga guroret”

Është folur gjithmonë për mbylljen e  guroreve në Krujë, por me sa duket “ Viti i Skënderbeut” ka shërbyer për të arritur në një vendim të tillë.

Pasi 30 vjetësh shfrytëzim, masakra mjedisore, mbyllje dhe rihapje të guroreve,  mali i Krujës shpallet zonë e mbrojtur. 

Nisma është marrë për “vitin e Skendërbeut” në korrik të 2018,  por që po i shtrin efektet e tij edhe këtë vit. Katër ministri firmosin mbylljen e aktivitetit të 12 guroreve  në këtë zonë. 

Ministri Blendi Klosi

Me mbylljen e guroreve, Mali i Krujës do të rehabilitohet për t’u kthyer në një zonë të gjelbër dhe turistike.

Ndërsa aktiviteti i 12 guroreve të licencuara  do të zhvendoset në një zonë tjetër që do të përcaktohet nga ministria e energjetikës.

 Në të gjithë vendin ushtrojnë veprimtarinë e  300 gurore për të cilat u deklarua se do të ketë kontrolle të vazhdueshme nga grupet task force.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN