Volej, Partizani dhe Erzeni fitues të Kupës

Kupa e Shqipërisë në volejboll ka kurorëzuar kampionët e rinj. Te femrat është Partizani skuadra që ngre lart këtë trofe për të dytin vit radhazi. Skuadra e trajnerit Roland Tarja mundi 3 me 1 në finale rivalet e Mirditës, një skuadër pretendente edhe në kampionat.

Vajzat e Partizanit kishin një marsh më shumë se kundërshtaret në lojë duke u treguar më të sakta në përfundimin epikëve si rrjedhojë kupa shkoi në duart e tyre. Ndeshja finale në sallën “Feti Borova” u ndoq nga qindra spektatorë që shijuan emocionet e një këtij kompeticioni.

Ndërsa tek meshkujt fitues i Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019 u shpall skuadra e Erzenit. Klubi nga Shijaku u përball në finale me Partizanin sikurse në finalet e titullit në edicionin e kaluar por këtë herë Erzeni nuk hasi vështirësi.

Ata triumfuan pastër 3-0 me sete të mbështetur maksimalisht edhe nga tifozeria e shumtë e ardhur nga Shijaku. Kampionët e Shqipërisë ishin dukshëm superior në parket dhe rikthehen kështu tek fitimi i Kupës së Shqipërisë pas plot 20 vitesh. Skuadrat mbërritën në finale pas fitoreve respektive ndaj Vllaznisë së Shkodrës dhe Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin e A2