Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet në Estoni, për herë të parë një grua Kryeministre

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 16:26 | Bota
Zgjedhjet në Estoni, për herë të parë një grua

Partia opozitare e qendrës së djathtë, ajo për reforma, fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Estoni. E drejtuar nga ish-euro parlamentarja Kaja Kallas, Partia për Reforma siguroi 29% të votave, kundrejt 23% të Partisë pro ruse të qendrës.

Ndërkaq partia e së djathtës ekstreme, EKRE, e cila ka kërkuar mbajtjen e një referendum për daljen nga Bashkimi Europian, u rendit e treta.

“Ne dolëm nga një vrimë, jemi më të fuqishëm së bashku dhe e mbështesim njëri-tjetrin. Ju falënderoj. Tani nis puna e vërtetë për krijimin e qeverisë dhe qeverisjen siç duhet të vendit”
Kaja Kallas, lider e Partisë për Reforma

Kallas, e cila do të bëhet Kryeministrja e parë grua e Estonisë, tha se ishin në tryezë të gjitha mundësitë për koalicion. Megjithatë, ajo e bëri të qartë se e djathta ekstreme nuk do të konsiderohej. Rezultatet parashikoheshin të ngushta, edhe pse sondazhet sugjeronin një përparësi të lehtë të partisë qendrore.

Partia për reforma dhe ajo qendrore kanë alternuar pushtetin që kur Estonia fitoi Pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Shqetësuese është fuqizimi i partisë euroskeptike, EKRE, e cila përjetoi dyfishim të mbështetjeve në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë