Basha për deputetët e rinj: Shitën shpirtin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi kandidatët që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit. “Ata pak të mjerë që futen në atë godinë shesin shpirtin, përdhosin emrin e tyre, janë turpi i familjeve të tyre, turpi i shqiptarëve”. Ai falënderoi të tjerët që nuk pranuan të bënin të njëjtën gjë. “Zëri juaj tashmë është dëgjuar”, iu drejtua ai turmës. “10 ditë më parë opozita iu përgjigj diktatit të sovranit. Falënderoj nga zemra ata qindra zonja, zonjusha dhe zotërinj patriotë, kandidatë të listave, që djegin mandatet e tyre”, tha Basha.

Sipas kreut të PD, nëse nuk ndryshon situata politike, do të jetë e pamundur që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. ““Nuk ka Europë me Shqipërinë si Kolumbia, nuk ka Europë me qeverinë e bërë njësh me krimin, nuk hapen dyert e Europës për kryehajdutin Edi Rama. Por ne do të hapim derën e drejtësisë”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN