Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ku po shkon politika shqiptare? “Po krijohet një Parlament qesharak, por fajin e ka sistemi zgjedhor”

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 19:09 | Politikë
Ku po shkon politika shqiptare? “Po krijohet një Parlament qesharak,

Protesta e radhës se opozitës mblodhi ne shesh një numër te konsiderueshëm simpatizantësh te cilët serish kërkuan rrëzimin e Edi Ramës.

Por me thirrjet e tyre në sfond, në Parlament u betuan sot 4 përfaqësuesit e rinj të legjislativit, që mazhoranca i cilëson tashmë si opozita e re.

Për të folur për aktualitetin ishin të ftuar në studiot e A2  deputetja e Partisë Socialiste  Senida Mesi , dhe analisti Mentor Kikia.

Ish zëvendëskryeministrja nuk është dakord me thirrjet për tradhti që liderët e opozitës po adresojnë ndaj  të përfaqësuesve të rinj në Parlament. “Ne nuk mund të shpikim opozitën”, thotë Mesi që shton edhe pse sistemi zgjedhor duhet ndryshuar, asnjë nuk mund të thotë që këto përfaqësues  "nuk janë tërësisht legjitim dhe nuk kanë dhënë një kontribut për partinë dhe zonën zgjedhore të tij”.

 Sipas analistit Kikia, janë dy aspektet për t’u analizuar. Sipas tij, pretendimi që protestat e opozitës po dëmtojnë imazhin e vendit nuk qëndron. “Shqipëria është vend ku njerëzit janë të lirë të protestojnë” dhe nuk ka nevojë të vijnë delegacione të BE “sa herë digjet një gomë përballë Parlamentit”, tha Kikia.

Probleme mund të ketë ekonomia, por ky është një kosto që një shoqëri e ndërgjegjshme mund të dojë të paguaj, sepse “nuk mund të flemë për hir të stabilitetit”.

Por kjo nuk shpëton opozitën nga përgjegjësitë e veta. “Opozita po bën diçka që vetë nuk e ka të qartë. Po krijohet një opozitë që ka mbështetës por nuk ka përfaqësues në Parlament, dhe një opozitë e re që ka përfaqësuesit e saj por nuk ka mbështetës” me numra te rëndësishëm, thotë Kikia.     

Një situatë që po shndërrohet “në qesharake” sipas Kikias, por që vjen nga sistemi i listave të mbyllura nga e cila te gjithë partitë kanë përfituar gjatë gjithë këtyre viteve. “Shpresoj që ky Parlament të bëhet gazi i botës, në mënyrë që partitë të ulen dhe të ndryshojnë sistemin”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli