Kurohet personi i dytë me HIV

Një pacient në Britaninë e Madhe mund të jetë personi i dytë në botë që është kuruar nga virusi HIV.

Zbulimi vjen nga një studim që u publikua nga gazeta “Nature”. Studiuesit thonë se personi i paidentifikuar, i njohur si “Pacienti Londinez”, u trajtua me transplantimin e qelizave burimore nga dhurues që mbartnin një çrregullim të rrallë gjenetik që i bënte ata rezistentë ndaj virusit HIV.

Sipas rastit të studimit, “Pacienti Londinez” ka pasur përmirësime për 18 muaj dhe tashmë nuk ka nevojë për medikamente.

Rreth një dekadë më parë, një person i njohur si “Pacienti i Berlinit”, mori një trajtim të njëjtë duke u shëruar plotësisht nga infektimi me HIV. Megjithatë doktorët shprehen se kjo metodë mund të mos funksionojë për të gjithë pacientët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN