Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mediu: Deputetët e rinj? Opozitë fasadë, disa duan të hyjnë në histori, pavarësisht sesi

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 21:53 | Politikë
Mediu: Deputetët e rinj? Opozitë fasadë, disa duan të

I ftuar në studiot e A2 ishte lideri i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Mediu është i bindur që sforco e opozitës mund të çoj në rezultatet e shpresuara. “Rama? Mund të iki si lepur”. Dhe shpjegon. “ Nuk ka forcë politike që mund t’i bëj ballë një shoqërie që lufton për të drejtat e saj. E kanë provuar edhe baballarët e Ramës,  nuk donin ta lenin pushtetin, por qytetaret kuptuan se nuk donin të jetonin në mjerim”.

Sipas tij, vendi është shndërruar tashmë në një republikë autoritare, ku kryeministri jo më larg se sot deklaron se “do të bëj edhe opozitë në Shqipëri, madje do të fitojë të gjitha bashkitë”.

Mediu ka një shpjegim edhe për këtë siguri të kryeministrit.

Rama “ka identifikuar gjithë votuesit e djathtë, dhe një pjesë janë në proces intimidimi ose kanë filluar të blejnë ose kompromentuar votuesit”.

Një zgjidhje e vetme është e mundshme, ikja e Ramës, se mundësia e dytë është “të ikin shqiptarët”, nga momenti që nuk ka një arritje ose vepër publike ku ata mund të kenë meritë.

Kreu i PR-së cilëson edhe deputetët e rinj që janë betuar sot në Parlament. “Ka disa që duan të hyjnë në histori, pavarësisht se si”, buzëqesh Mediu, dhe shton që mandatet janë politike, me qëllim që të behet opozitë dhe jo “pazar të gjësë së gjallë”.  Dhe shton që kjo duket e qartë në momentin kur deputetët e rinj “betohen dhe duartroket pjesa tjetër, domethënë se ka ortakëri dhe opozitë fasadë”.

Por Mediu dëshiron të japë një mesazh edhe për opozitën, kur thotë se strategjia e opozitës nuk mund të mjaftohet vetëm me protestën ndaj Ramës, por ajo  “duhet të komunikojë me qytetarët në çdo skaj të vendit”, duke ofruar një alternativë  në funksion të interesit kombëtar.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani