Ndryshimi i orës, disa shtete të BE nuk i prekin akrepat

Europa duhet të heqë dorë nga ndryshimi i orës. Kështu mendon Komisioni i Parlamentit Europian për Transportin dhe Turizmin, i cili vendosi kundër ndryshimit të akrepave dy herë në vite dhe pse me dy vite vonesë, duke filluar nga 2021-shi.

Vitin e kaluar Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker nisi debatin për ndërprerjen e praktikës dhjetëra vjeçare për kursimin e energjisë në vitin 2019-të, duke siguruar mbështetjen e rreth 3,8 milionë europianëve. Rreth 4,4 milionë qytetarë të BE morën pjesë në një sondazh online të Komisionit dhe 84% e tyre u shprehën kundër lëvizjes së akrepave në pranverë dhe vjeshtë.

Por me gjithë këmbënguljen e Juncker që ndryshimet të hiqeshin që këtë vit, shtetet anëtare kërkuan më shumë kohë. Disa prej tyre, mes të cilave Britania e Madhe, Greqia dhe Portugalia duan të mbajnë rregullat e vjetra.

Qipro, Holanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda nuk kanë marrë ende vendim. Shtetet e tjera duan ta heqin ndryshimin e orës, por duhet të vendosin cilën nga kohët do të zgjedhin, atë të dimrit apo atë të verës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN