Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë i akuzuari për prostitucion

Forcat e Policisë në bashkëpunim me Interpolin kanë arrestuar një shqiptar të akuzuar për “shfrytëzim prostitucioni”.

Nënshtetasi shqiptar, një 49 vjeçar me inicialet M.K, rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence me 14 vjet e 4 muaj burg, dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuari do rri përkohësisht brenda qelive shqiptare, sepse më vonë do të ekstradohet drejt Italisë.  

Shkarkoni aplikacionin e A2