Noka: Deputetët janë futur me ambulanca në Kuvend

Ish-deputeti Flamur Noka është shprehur për A2CNN se Parlamenti e ka humbur legjitimitetin. Ai ka thënë se deputetët janë futur ditën e sotme në Kuvend me autoambulanca.

“Deputetët janë futur me ambulanca, Parlamenti ka humbur legjitimitetin. Janë futur në mënyrë ilegale. Parlamenti ka delegjitimuar veten. Unë jam qytetarë si gjithë të tjerët. Nuk mund të zgjasë jetën pushteti i rrethuar nga populli. Nuk mund ta mbrojnë karrigen me tela me gjemba. Situata është ajo që flet populli dhe jo ajo që thotë Rama”, tha Noka.

Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qendrojnë të grumbulluar pranë Parlamentin, ndërsa brenda tij vijon seanca.

Ndiqni live protestën dhe seancën në Kuvend

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN