Petrit Vasili: Jemi në neokomunizëm, rruga jonë pa kthim

Petrit Vasili, ish-kryetari i grupit Parlamentar të LSI, ishte i ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN nga ku foli për situatën politike në vend dhe konkretisht për protestën që do të mbahet ditën e sotme te Parlamenti, ndërsa brenda tij mbahet seanca e radhës plenare.

Jemi në neokomunizëm, tha Vasili, ndërsa u shpreh se opozita nuk do ta ndërpresë rrugën e nisur prej ditësh.

“Kjo është një ecje pa kthim në një rrugë, që ne e kemi quajtur një kauzë të madhe, pasi vota e lirë është cënuar. Asnjëherë nuk kemi pasur një skandal të provuar nga institucionet shqiptare. Shteti ligjor, por edhe drejtësia e re nuk funksionon. Unë nuk besoj se ka një njeri që duhet të eci përballë iluzioneve. Kjo është një rrugë që ne jemi dhe protesta e radhës do të krijojë mundësi për këtë çështje. Kjo është një çështje që i bën të gjithë të interesuar, barazia para ligjit. Jemi në një neokomunizëm shumë të shumtuar”, tha Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN