Pranvera frankofone, vëmendja te klasikët e kinemasë franceze

Kinemaja është zëri kryesor i pranverës frankofone këtë vit. Shumë pak produksione të reja, por më së shumti jehonë për kinemanë klasike dhe filmat e vendeve frankofone.

“Pasuria e gjuhës frënge dhe universaliteti na ka shtyrë të sjellim këtë program në pranverën e frankofonisë. Vëmendja jonë këtë vit shkon më së shumti për një nga emrat më të mirë të gastronomisë në Francë, Willliam Jacquier që do të gatuajë në Tiranë dhe te filmat e përzgjedhur nga kinemaja klasike e ajo e vendeve frankofone që tanimë flitet në pesë kontinente. Risia këtë vit është shtrirja në disa qytete të Shqipërisë, jo vetëm në Tiranë”, tregon Christina Vasak, Ambasadore e Francës.

Listës së artistëve që mbërrijnë në Tiranë këtë pranverë frankofone i shtohet edhe shefi francez i orkestrës Martin Lebel dhe artisti i skenës Andre Brusque.

Edhe letërsia rezervon dy takime letrare me përkthyes dhe autorë të shkrimtarëve francezë në dhomat e leximit të bibliotekës kombëtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN