Protesta e opozitës pasqyrohet në mediat ndërkombëtare

Edhe protesta e sotme e opozitës u pasqyrua nga mediat ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Associated Press shkruan se mijëra protestues që mbështesin opozitën rrethuan parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Gjithashtu media raporton akuzat ndaj kabinetit për korrupsion dhe lidhje me krimin. Duke risjellë në vëmendje dorëzimin e mandateve të deputetit, Associated Press thekson se opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga BE, Shtetet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët politikë.

Ndërkohë, shkrimi i Associated Press është shpërndarë dhe nga media të tjera ndërkombëtare si Uashington Post, Fox News e të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN