Protesta e sotme, arrestohen 8 persona, 9 ndiqen në gjendje të lirë

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin  e 8 protestuesve që sot janë përballur me forcat e rendit gjatë protestës së opozitës përballë parlamentit.

Të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas policisë, tre nga tetë të arrestuarit, banues në Sukth dhe Burrel,  janë dënuar më parë për vjedhje.

Nëntë pjesëmarrës të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, maska, flakadanë, etj.

Shkarkoni aplikacionin e A2