Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama shpall opozitën e re me “mbetjet” e PD dhe LSI

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 23:57 | Futboll
Rama shpall opozitën e re me “mbetjet” e PD dhe LSI

Etiketimi si “tradhtarë” nuk i shqetësoi 4 deputetët e LSI-së që morën mandatin e lënë nga fituesit e parë të kësaj force.

“Unë nuk mund t’i zhgënjej votueset e mi. Siç më kanë votuar në 2013-ën, më votuan edhe në 2017, pa parë flamurin e  partisë apo diçka tjetër ”, thotë deputeti Ylli Shehu.  

Por për mazhorancën ata etiketohen si “opozita e re”, e cila do të shtohet. Madje kolegët socialist nuk I kursyen duartrokitjet për kolegët që u pozicionuan në vendin ku dikur qëndronte Sali Berisha.

Ndërsa në KQZ numri i “tradhtarëve” që pranojnë të marrin mandatin nën siglën e PS-së dhe LSI-së shtohet, për kryeministrin Rama do të jenë votat që do të votojnë kodin zgjedhor.

Votimi i parë tregoi se vota e Rovena Marës, ishte pro qeverisë, ndërsa 3 të tjerët ishin të lëkundur, duke abstenuar, kundërshtuar por edhe miratuar , në varësi të projektligjit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë