Rikthehet Champions, Dortmund shpreson në mrekulli, Real pret Ajax-in

Rikthehet Uefa Champions League. Vetëm një mrekulli mund të kualifikojë Borusian e Dortmundit në raundin tjetër, teksa gjermanet duhet të përmbysin humbjen e thellë 3-0 të dy javëve më parë ndaj Tottenham.

Situata në kampin gjerman nuk është aspak e qetë pasi edhe në kampionat verdhezinjtë janë arritur nga Bajern i Mynihut duke ndare kreun me pikë të barabarta.

Real Madrid-Ajaks është sfida tjetër e kësaj mbrëmjeje. Madrilenët janë në avantazh të një goli ndaj rivaleve holandezë pas ndeshjes së pare e cila u mbyll në shifrat 2-1 në favor të galaktikëve.

Por loja e shfaqur në 90 minutat e para i jep shpresë holandezëve, të cilët do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë në “Bernabeu”, nisur edhe nga situata jo e mirë e Realit, pas një tjetër humbjeje në El Clasico.

Spanjollët do të duhet të bëjnë sot pa Ramos, i cili është ndëshkuar nga UEFA me dy ndeshje pezullim pas ndëshkimit të qëllimshëm me karton të verdhë në ndeshjen e parë kundër Ajaks.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN